KQZ-ja duhet të pres vendimin e Supremes për ankesën e LV-së, për t’i publikuar rezultatet

25 nëntor 2019 | 15:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do t’i shpallë as sot rezultatet pas rinumërimit të votave nga diaspora.

Kjo pasi në adresën e Gjykatës Supreme ka shkuar një ankesë e Lëvizjes Vetëvendosje që të numërohen 392 pako të ardhura së fundi nga diaspora.

“Kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë”, është shprehur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot në ceremoninë e hapjes…