Shtyhet debati për dhënien e statusit të Investitor Strategjik

23 nëntor 2021 | 17:31

Diskutimi dhe votimi për propozim-vendimin e Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K, është shtyrë për një mbledhje tjetër të Kuvendit.

Këtë pikë të rendit të ditës e ka prezantuar ministrja Arbërie Nagavci, në mungesë të asaj të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Meqë në seancë plenare u kërkua që ky debat të shtyhet për një seancë tjetër, shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi kërkoi që një gjë e tillë të ndodhë përmes çështjeve procedurale.

“Nëse ju po propozoni që të shtyhet debati për këtë pikë, është çështje procedurale që duhet të votohet në kuvend. Nuk mund të bëhet pa votim. Nëse ju po propozoni që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet nga rendi i ditës dhe të shkojë për një seancë tjetër, edhe kjo duhet të votohet. Në asnjërën variant nuk mund të kalojë në heshtje, duhet një procedurë formale e votimit të kuvendit se si do të veprojë, përveç nëse ministrja ose qeveria e tërheq propozimin e vet dhe e kthen në qeveri”, tha Gashi.

Për këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka paraqitur një mocion procedural, në mënyrë që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër.

“Po e paraqes një mocion procedural që është mocion procedural që të shtyhet pika e 32-të, që është propozim-vendimi i Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”. Mocioni realizohet me dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë… Mocion lypet, mocion po ju jap, votoni qysh të doni”, ka thënë ai.

Më pas, Konjufca ka bërë të ditur se kjo mund të bëhet edhe me votim të thjeshtë pa dy të tretat e deputetëve.

“Nëse i referohemi pikës 50, pika 3 dhe po mendojmë që në këtë pikë hynë çështja e propozuar. Pika 3 thotë se për mocionin për të shtyrë debatin për një mbledhje dhe për mocionin për ta shtyrë mbledhjen, votohet menjëherë pa debat, por nuk e ke numrin… Interpretimi ligjor është që me votim të thjeshtë, jo me dy të tretat… Nuk ka pasur kuorum për të marrë vendim për këtë mocion, kështu që kjo mbetet për një nga mbledhjet e ardhshme të kuvendit”, tha ai.

Seanca plenare po vijon me emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është tërhequr nga aplikimi i tij për të…