Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligë

25 janar 2024 | 14:36

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), të shtyhet për një javë.

Stinori pranveror ishte planifikuar të fillonte më 3 shkurt, por me kërkesë të klubeve, për shkak të telasheve me ngrohje në palestra, është shtyrë për një javë. Ndeshjet e para kampionale për këtë vit do të zhvillohen më 10 e 11 shkurt.

Për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, Superliga e femrave vazhdon më 9 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka akuzuar sërish Ukrainën për rrëzimin e një avioni…