Shtyhet ndeshja Prishtina-Dukagjini, ja arsyeja  

20 gusht 2019 | 14:14

Ndeshja e javës së dytë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina- Dukagjini, e paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë është anuluar nga Komisioni për gara i Federatës së Futbollit të Kosovës për shkak të ruajtjes së fushës për ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Evropian, Kosovë-Çeki.

“Ndeshja nuk është caktuar kur do të luhet, por si datë e mundshme është dita e mërkurë, 25 shtator”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina. Ndeshjen e radhës skuadra nga kryeqyteti e zhvillon ndaj Feronikelit pas dhjetë ditësh në Drenas.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim…