Shtyhet për një javë testi i arritshmërisë

18 maj 2021 | 12:22

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) ka njoftuar se e ka shtyrë mbajtjen e testit të arritshmërisë, i cili ishte paraparë të ndahet më 21 maj.

Ky test sipas MAShTI-t do të mbahet më 28 maj, shkruan “Epoka e re”.

“Anulohet data paraprake e organizimit të testit të arritshmërisë, e caktuar me vendim nr. 2-519 të datës 01.04.2021. Testi i Arritshmërisë organizohet për nxënësit e klasës së 9-të të shkollës së mesme të ulët dhe administrohet me datë 28.05.2021”, është thënë në vendimin e MAShTI-t.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kthyer në postin e…