Shtyhet shqyrtimi i buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitet 2022-2024

21 prill 2021 | 12:27

Është shtyrë për mbledhjen e radhës shqyrtimi i buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitet 2022-2024 nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Shtyrja është bërë nga kryesuesi i Komisionit, Armend Muja e që është përkrahur nga anëtarët e tjerë.

Anëtarët Bedri Hamza e Eman Rrahmani kanë kërkuar që materialet për pikat e rendit të ditës të shpërndahen më herët te deputetët.

Ky Komision është duke shqyrtuar programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Reporterët pa Kufij” paraqet listën për lirinë e shtypit…