Shtyhet turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’

13 korrik 2020 | 17:02

Është shtyre turneu ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks i paraparë të mbahet më 18 korrik.

Lajmi është konfirmuar sot nga Federata e Boksit të Kosovës (FboxK), e cila do të përfillë rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës (në bashkëpunim me MSH-në dhe IKSHP-në.

“Federata e Boksit, në rend të parë e ka ruajtjen e shëndetit të sportistëve, përkundër përgatitjeve të bëra në tërësi dhe përkundër konfirmimeve për pjesëmarrje të boksierëve nga shtetet fqinje, në konsultim me MKRS-në dhe KOK-un dhe duke përfillur rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Kosovës (në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP), ka vendosur ta shtyje turneun tradicional të 12 me radhë të boksit për kategoritë e reja ‘Lah Nimani’, i paraparë të mbahet në Prishtinë, më 18 korrik”, thuhet në njoftimin e Federata e Boksit të Kosovës.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim…