Shtypi botëror lartëson Modriqin, flet për mbylljen e epokës “Messi-Ronaldo”

25 shtator 2018 | 11:27

Luka Modriqi fitoi çmimin “The Best 2018” përpara Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah. Kroati i Real Madridit shfaqet sot në të gjitha faqet e para të medieve të botës. Në Angli përqendrohen te mposhtja e Salah, i cili duhej të ngushëllonte veten me “golin e vitit”.

Në Itali dhe Portugali, qendra e vëmendjes është ylli i Juventusit, i cili “shkëlqeu” me mungesën e tij. Nga ana tjetër, në Kroaci dominon fotoja e madhe e Modriqit, me kryetitull: “Të lumtë kapiten!” Në një nga artikujt e medies kroate kujtojnë se si “Florentino Perez nuk e donte atë fillimisht, sepse ishte një trill i Jose Mourinhos”.

Këto janë disa nga titujt e shtypit botëror:

Angli

Mirror: “Salah shënon golin e sezonit, por Modriqi merr çmimin e madh”.
“The Sun”: “Modriq mundi Salahin dhe Ronaldon për çmimit “lojtarit më të mirë të vitit”, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt finales së Kupës së Botës dhe ishte lojtar kyç në Ligën e Kampionëve, të fituar nga Real Madrid”.
“Daily Mail”: “Modriq privon Salah për të qenë lojtari më i mirë i FIFA-s në botë dhe përfundon një dekadë dominimi mes Ronaldos dhe Messit”.
“Telegraph”: “Luka Modriq shpallet lojtari më i mirë i vitit në mungesë të Ronaldos dhe Messit”.

Itali

“La Gazzeta dello Sport”: “Triumfon Modriq në çmimin e më të mirit për vitin 2018. Mposhten CR7 dhe Salah”.
“Corriere dello Sport”: “Ronaldo i mërzitur, Modriq më i miri”.
“Tuttosport”: “Triumfon Modriq, ndërsa Salah është “goli më i bukur”.

Portugali

“Record”: “Modriq, më i miri në botë. Cristiano i dyti”.
“A Bola”: “Ronaldo, i dyti në përzgjedhjen e “The Best”.

Francë

“L’Equipe”: “Më i miri është Modriq”.
“Le Parisien”: “Topi i Artë”, kujdes nga Modriq!”

Kroaci

“24sata”: “Të lumtë kapiten”.

Gjermani

“Bild”: “Fitorja e Modriqit, mungesa e Ronaldos”.
“Kicker”: “Modriq përmbyll një epokë”.

Argjentinë

“Ole”: “Modriq më i miri, mposht Salah dhe Cristiano Ronaldon. Mungon në ceremoni Messi, i cili përfundoi i pesti”.

Brazil

“Globoesporte”: “Modriq “driblon” me çmimin e lojtarit më të mirë në botë”.

/Telesport/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të…