Shuhet aktori i madh shqiptar Xhevdet Ferri

16 janar 2020 | 19:36

Aktori i njohur i shumë roleve Xhevdet Ferri u nda nga jeta pasditen e sotme në moshën 59-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shkruan në rrjetin social ‘Facebook’ se mësoi me hidhërim lajmin e ndarjes nga jeta të një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë. Kreu i Shtetit thotë se kjo është humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri. Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë. Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi. Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve. Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ të Gjakovës, Artan Nimani, do…