Shuhet aktori i njohur Dhimitër Orgocka

01 janar 2021 | 14:31

Skena e teatrit, filmit kanë marrë një goditje të madhe në ditën e parë të këtij viti.

Aktori i mirënjohur korçar Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, mesditën e 1 janarit.

Orgocka ka lënë përgjithmonë, skenën e Teatrit dhe shesh-xhirimet e filmave, pas një hemoragjie cerebrale dhe ndodhej prej së enjtes i shtruar në spital.

Aktori numëron qindra premiera që ka vënë në skenë në teatrot e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu numëron rreth 82 role, ndërsa ka qenë protagonist në filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, si Yjet e netëve të gjata, Horizonte të hapura, Përsëri pranverë, Pas gjurmëve e shumë të tjerë.

Amaneti i fundit i aktorit, që ka lënë në intervistat mediatike është rregullimi i Pallatit të Kulturës në Maliq, që mban emrin e tij por në 2016 ai u dogj, dhe nuk u rregullua kurrë më./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemi është fjala më e kërkuar e vitit 2020 e…