Shuhet familja katër anëtarëshe nga aksidenti në Vlorë

25 qershor 2021 | 10:14

Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Vlorë.

Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje.

Ndërkohë mësohet se edhe tre personat që ndodheshin në makinën tip “Audi”, janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.

Makina tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e një familjeje ishte me targa greke. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23, të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e tij, raporton TCh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bundestagu gjerman ka vendosur t'ua zgjasë mandatin e ushtarëve të…