Shuhet në moshën 86-vjeçare legjenda e futbollit anglez, Bobby Charlton

21 tetor 2023 | 18:06

Bobby Charlton, i njohur gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe lojtari më i famshëm që Anglia ka pasur, ka  ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Manchester United postoi një fotografi të ish-lojtarit në X me mbishkrimin “Sir Bobby Charlton CBE, 1937-2023. Fjalët nuk do të mjaftojnë kurrë.”

Fituesi i Kupës së Botës me Anglinë në vitin 1966, Charlton pothuajse krejt karrierën e kaloi te Manchester United, ku fitoi tre tituj në Premier League dhe një Kupë Evropiane. Charlton ishte një nga lojtarët që shpëtoi në tragjedinë e Munichut, kur në vitin 1958 aeroplani me lojtarët e Manchester Unitedit u rrëzua.

Ai regjistroi 758 paraqitje për Unitedin, që ishte rekord deri kur u kalua nga Ryan Giggs.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli rikthehet të fitojë në kampionat, teksa bën detyrën në…