Shukri Buja i rikthehet politikës, emërohet nënkryetar i degës së PDK-së në Lipjan

27 qershor 2023 | 01:13

Ish-kryetari i degës së PDK-së, në Lipjan e kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka vendosur të jetë aktiv prap në jetën politike. Buja ka bërë të ditur se do të jap kontributin e tij në partinë që ishte vet themelues i saj.

E për të respektuar këtë vendim të ish-themeluesit të PDK-së, dega e kësaj partie në Lipjan që drejtohet nga Hyzer Rizani ka vendosur të zgjerojë kryesinë e partisë me disa anëtarë si dhe kanë emëruar nënkryetar të partisë Shukri Bujën.

Njoftimi i plotë i degës së PDK-së në Lipjan:

Zgjerohet kryesia e degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja emërohet nënkryetar i degës.

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e kryesisë së degës, ku ndër tema tjera, është vendosur që të zgjerohet kryesia me zgjedhjen e disa anëtarëve të rinjë.

Kryesia unanimisht ka vendosur që pjesë të kryesisë tash e tutje të jenë: z. Shukri Buja, znj. Lumturije Bytyqi Hasani, z. Avni Bajrami dhe z. Zenun Drnogllava.

Kryetari Rizani, në emër të kryesisë i uroi mirëseardhje anëtarëve të rinjë të kryesisë dhe dha sinjalin për një angazhim të përgjithshëm të degës.

Po ashtu, kryetari Hyzer Rizani emëroi nënkryetar z. Shukri Buja ndërsa nënkryetar për rini z. Rinor Retkoceri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e një shpërthim në Mitrovicën e Veriut të…