Shumë biznese nuk u ndihmuan nga Fondi i Rimëkëmbjes, pavarësisht premtimit të Qeverisë

04 nëntor 2020 | 14:13

Qeveria e Kosovës ka miratuar në shtator vendimin që do të ndihmonte bizneset, që janë prekur nga Covid -19, përmes Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Bizneset të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë me COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës në bazë të listës së numrit të punëtorëve të regjistruar që kanë kompanitë, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Për këto biznese, Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, ka ndarë një shumë prej 60 milionë euro, ku është paraparë që të fitojnë mbi 90 mijë biznese me mbi 200 mijë punëtorë, shkruan Gazeta Scanner.

Ministria e Transfereve, që është përgjegjëse për ekzekutim, disa herë ka kërkuar që bizneset të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të ATK-së.

“Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve në shumën prej 60 milionë euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive,  Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës. Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.)  Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020”.

Siç është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë nr. 10/33, nga kjo masë do të përfitojnë të gjitha bizneset aktive, përveç ndërmarrjeve publike dhe kompanive me treg të rregulluar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Megjithë këtë, pavarësisht që bizneset kanë përditësuar të dhënat me kohë në sistemin EDI të ATK-së, sipas kërkesës së MF, shumë nga to ende nuk kanë përfituar nga kjo pako.

Ministria e Financave kishte sqaruar se listën e bizneseve do ta përpilonte Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Por, Diana Gjonbalaj, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit i ka thënë “Gazetës Scanner”, se të gjitha kërkesat që lidhen me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike duhet të adresohen të MFT. “Të gjitha kërkesat që lidhen me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe që kanë të bëjnë me përfshirjen ose mospërfshirjen e bizneseve nuk kanë të bëjnë me MEAN por të njëjtat duhet të adresohen në Vendimet e Qeverisë, Nr. 10/33; 01/35 dhe 14/34 apo tek Ministria e Financave dhe Transfereve”, ka deklaruar ajo.

Muharrem Shahini, zëdhënës i MFT, ka konfirmuar për Gazetën Scanner, se përfitues të këaj pako janë edhe bizneset që janë regjistruar në gusht të vitit 2020, e jo ashtu sic ishte raportuar se përfitues të kësaj pakoje do të jenë vetëm bizneset që janë regjistruar deri në dhjetor 2019. “Në vendimet e Qeverisë Nr. 10/33, Nr. 14/34 si dhe Nr. 1/35, subvencionimi përfshin edhe bizneset e themeluara pas muajit dhjetor 2019. Pra këtu përfshihen edhe bizneset e regjistruara gjatë muajit Gusht 2020, ku bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin Gusht 2020 nga tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së”, ka thënë Shahini.

Sipas MFT, referuar vendimeve të Qeverisë, edhe firmat e regjistruara pas dhjetorit 2019 do të kompensohen. Për t’u finalizuar kompensimi, bizneset duhet të përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin EDI të ATK-së dhe në thesarin e Kosovës të vie lista me përditësime nga ATK.

Megjithatë, shumë biznese ende nuk kanë janë ndihmuar pavarësisht përditësimit të dhënave në sistemin EDI të ATK dhe premtimit të ministres Hykmete Bajrami, se do të ndihmohen të gjitha bizneset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë me…