Si duket Martin Berishaj i ka dhënë para Vetëvendosjes ilegalisht

17 janar 2023 | 08:01

Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur dyshime se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, mund ta ketë financuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Pressing të T7, Gashi ka thënë se ndryshe nuk mund të shpjegohet mbrojtja që partia në pushtet është duke ia bërë Berishajt.

“Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht”, ka thënë Gashi.

“Fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall”, vazhdon më tutje analisti politik.

“Ky ish dashtë vetë me kanë i ndershëm dhe me u tërheq”, u shpreh ai.

Më tutje Gashi ka folur edhe për “karakterin e Berishajt”. Ai tha se ambasadori është “zajabant” të cilin duhet me shkarku sa më parë.

“Kur shkon Lubjanë u thotë se jam profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës, kur vjen në Prishtinë thotë se jam profesor i Universitetit të Lubjanës”, thotë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasaporta e Shqipërisë është bërë më e fuqishme se pasaportat…