Si erdhi deri tek përleshja me sigurimin në qendrën tregtare në Prizren, flasin nga Policia

21 nëntor 2021 | 21:38

Maskat mbrojtëse u bën shkak për një përleshje fizike në mes të disa qytetarëve dhe sigurimit në një qendër tregtare në Prizren mbrëmjen e së dielës. Nga Policia për Express kanë dhënë detaje rreth kësaj ngjarje.

Katër persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prizren pasi të njëjtit u përfshinë në një përleshje fizike në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për “Express”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Policisë, arsyeja e kësaj përleshje ishte mosbindja e qytetarëve ndaj sigurimit të cilët kishin kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin polior janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryehen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, ka thënë Gashi.

Qytetarët rrahen me sigurimin në një qendër tregtare në Prizren (Video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa automjete Tesla Model X dhe S nga viti 2021…