Si ra ushtria ruse në kurthin e ukrainasve dhe humbi betejën për Vuhledarin?

02 mars 2023 | 08:52

Rusia humbi një betejë të madhe tankesh për Vuhledarin në rajonin e Donetskut, duke rënë në pritën e organizuar nga forcat e armatosura ukrainase, siç kishte ndodhur edhe gjatë sulmit të konvojit të tankeve në fillimin e pushtimit.

“Në një betejë të zgjatur, të dyja palët dërguan tanke në betejë, duke bërë zhurmë nëpër rrugët e dheut dhe duke manovruar rreth linjave të pemëve, me rusët që shtynin përpara në kolona dhe ukrainasit që manovronin në mbrojtje, duke qëlluar nga distanca ose nga mbulimi, ndërsa autokolonat ruse”, shkruan New York Times.

“Kur mbaroi, Rusia jo vetëm që dështoi të pushtonte Vuhledarin, por bëri gjithashtu të njëjtin gabim që i kishte kushtuar Moskës qindra tanke më herët në luftë: autokolonat lëviznin drejt pritave të organizuara për ta”, u tha ndër tjera në raport, transmeton Telegrafi.

Sipas NYT, automjetet e blinduara të djegura të rusëve tani mbushin fushat bujqësore rreth Vuhledarit, të hedhura në erë nga minat, të goditura nga artileria ose të shkatërruara nga raketat antitank, e kjo është dokumentuar nga imazhet e kapura nga droni i ushtrisë ukrainase.

Nga Ukraina është bërë e ditur se Rusia ka humbur të paktën 130 tanke dhe mjete të blinduara në betejën për këtë qytet.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se kjo ka qenë “beteja më e madhe e  tankeve në luftë dhe një goditje e rëndë për rusët.

Në artikull gjithashtu thuhet se mungesa e ekspertizës kontribuoi në humbjen në një shkallë kaq të madhe, së bashku me faktin se shumica e personelit ushtarak profesionist rus ishte shkatërruar tashmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet greke kanë publikuar momentin tragjik kur dy trenat përplasen…