Si sot, 111 vjet më parë

26 dhjetor 2023 | 00:13

Nga Blerim Latifi

– Stoj!- i bërtiti roja që po ruante në hyrje të shtëpisë ku serbët po bënin hata mbi njerëzit e pambrojtur të saj.
Plaku ia preu: – Unë serbishten hiç se di. Unë jam Ahmet Delia, e ktij vendi i thonë Shqypni.

Ajo që ndodhi më pas, u kthye në kod të rezistencës me çdo çmim e deri në frymën e fundit kundër shtypjes dhe nënshtrimit.

Po kush ishte ky burrë, të cilit turqit ia vunë nofkën “Delia”, për të shprehur tmerrin që kishin prej tij?
Lista e mëposhtme e ngjarjeve na e tregon profilin e tij:

1884- 1889: Ahmet Delia udhëheq kryengritjet kundër taksave dhe reformave centralizuese të pushtetit osman.

1891: Udhëheq kryengritjen kundër vendosjes së pushtetit administrativ turk në Drenicë. Kjo njihet si “kallja e sarajeve “Hamidie” , në vendin ku sot ndodhet qyteti i Skënderajt.

1899: Merr pjesë si përfaqësues i Drenicës ne Lidhjen e Pejës.

1903: Udhëheq Kuvendin e Marinës dhe Sulmin në Mitrovicë e Vushtrri, gjatë të cilit vritet konsulli rus në Mitrovicë.

1907: Udhëheq kryengritjen kundër Shemsi Pashës, i cili pas luftimeve të ashpra depërton në Prekaz dhe e djeg kullën e tij.

1907- 1908: I arrestuar në pabesi, syrgjynoset në Canakkala, prej nga largohet pas Revolucionit Xhonturk.

1910: Merr pjesë në Luftën e Carralevës. Aty plagoset në dorën e djathtë dhe nga ai moment dora e tij e humbet ekuilibrin e domosdoshëm për përdorimin e pushkës.

1912( 5 maj): Hasan Prishtinën ia beson fillimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane.

1912 ( Nëntor)- Kundërshton marrëveshjen e krerëve të Drenicës me konsullin serb në Prishtinë për kalimin pa rezistencë të ushtrisë serbe nëpër Drenicë gjatë okupimit të Kosovës prej saj. Serbët, pasi e pushtojnë pa luftë Drenicën, i thërrasin krerët dhe bajraktarët e Drenicës në Vushtrri, gjoja për ta formalizu marrëveshjen. Të gjithë i pushkatojnë. Me të marrë vesh lajmin, kthehet në Prekaz, pasi më parë ishte nisur me Isa Boletinin drejt Shqipërisë.

1912( 25 dhjetor): bie në betejë duke luftuar me sopatë kundër paramilitarëve serbë që kishin sulmu Prekazin. Ushtria serbe ia merr trupin, për t’ia zhdukur më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka goditur me veturë një zyrtar policor në…