Në Ozdrim të Pejës goditet me veturë një polic në krye të detyrës, i dyshuari në arrati

25 dhjetor 2023 | 22:51

Një person ka goditur me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës, gjatë kohës kur polici ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin, për ta kontrolluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se i dyshuari është në arrati, ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencë pas goditjes nga vetura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas sondazheve të…