Vlora Çitaku – Albin Kurtit: Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam sa janë të kënaqur qytetarët me ty

25 dhjetor 2023 | 22:48

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas sondazheve të fundit ku krahas partive tjera, VV’ja doli me përqindje më të lartë.

Çitaku ka kërkuar nga kryeministri të shkojnë në zgjedhje, nëse sipas saj, ai është i kënaqur me sondazhin.

“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë”, shkroi Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka…