Si ta plotësoni fletëvotimin për kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

20 shtator 2021 | 10:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka treguar se si duhet të plotësohet fletëvotimi për kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

“Në fletëvotimin për kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e”.

“Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e. Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave…