Kosova vendos reciprocitet për targat me Serbinë. Fillon heqja e targave (foto)

20 shtator 2021 | 10:48

Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë, shkruan “Epoka e re”.

Një veture nga Serbia në pikëkalimin kufitar në Jarinje i është vendosur targa e përkohshme RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën…