Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?

18 prill 2026 | 22:46

Në periudha të ndryshme të vitit 2025, kompania Porsche Kosova, kishte importuar mbi100 vetura të markës Skoda të llojit Oktavia Selection.

Importi i tyre në numër kaq të madh, rezulton të mos ketë qenë vetëm për qytetarët apo bizneset.

“Betimi për Drejtësi” ka pranuar informacione se zyrtarë të Zyrës së Prokurimit brenda Policisë së Kosovës, dyshohet se kanë zhvilluar diskutime jozyrtare me këtë kompani për blerjen e rreth 80 veturave me vlerë mbi 2 milionë euro për përmirësimin e kapaciteteve logjistike, kryesisht Njësive Patrulluese.

Mirëpo, përkundër se veturat u importuan, plani i zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe kompanisë Porsche Kosova nuk u realizua.

Me këtë rast, kompania u detyruar që të ofrojnë një çmim promocional me qëllim të shitjes së tyre, dhe të njëjtat t’i shpërndaj dhe në një pikë tjetër të autorizuar të kompanisë Skoda për Kosovë, AHP e cila gjendet në Prizren.

Për ta argumentuar këtë, ekipi hulumtues është paraqitur fillimisht pikën e shitjes së Porsche Kosova në Cagllavicë.

Në sallonin e shitjes, punëtori tregon se vetura Skoda Octavia ka një çmim promocional prej 27 mijë e 900 euro, ndryshe prej çmimit real prej 30 mijë e 690.

“Punëtori: Oktavia është realisht edhe kerri ma i shitun që e shesim, është kerri që e ka hapësirën ma të madhe, është kerri që i ka shpenzimet ma të vogla. Edhe e ka çmimin ma të mirë, ky çmim është rastësisht se nuk ka ksi çmimi, po e kemi pas një flotë shumë të madhe të kerreve para vitit të ri të këtij modeli, tani kanë bo një zbritje të madhe. Krahas kësajna ky oshtë prej 30 690 oshtë 27 900

Gazetarja: Veç a jon qësi edhe të policisë më fal?

Punëtori: Po, qësi.

Gazetarja: Mos po na ngatrrojnë me ta.

Punëtori: Ani ma mirë oshtë se sju nalin hic haha.

BpD: Qysh e kanë fuqin kështu me u nis mu ndal.

Punëtori: 150 kuaj oshtë motori 2.0, si ai si ky e kanë të njëjtin motor.

BpD: Çka dallon si karakteristik?

Punëtori: Po tash, ky është paketë më standarte nuk është ndonjë send kështu shumë i pajisur.

BpD: Mos e marin policia ka diqysh

Punëtori: Kqyre qëndrueshmëria është nivel, domethënë kerri me qëndrueshmërinë më të madhe, kerr me shpenzimet më të vogla, kerri me karroceri më të madhe ka 600 L bagazh, ka hapësirë të mirë përpara, ka hapësirë mbrapa që për shembull edhe me kanë ti vet i katërti, vet i pesti, tre veta ulen shlirë përmas a kupton se te kerret të sotit shumë rrallë kerre gjen me hapësirë të mirë a kupton. Tani e ke këto reagimin emergjent, e ke eto assist, e ke sensor të para mbrapa, e ke kamerën mbrapa, i ke me e mbush telefonin ëireless, e ke këto Android. Këto Apple CarPL me ëireless dal.

BpD: Qëky model i ka krejt këto opsionet a veç kjo flota që ka ardhë?

Punëtori: Çka po t’i them unë i ka qëky.

BpD: Qëky. Flota që ka ardhë domethënë çka pas s’ka ardh

Punëtori: Këto që i kena se jo i kena pas 80.”

Ndryshe nga çmimi që shkruante në çmimoren prezantuese në sallon, ai thotë se çmimi real është mbi 29 mijë euro, dhe se deri tani nga 80 vetura të importuara, i kanë shitur 70 prej tyre.

“Punëtori: Kqyre qëky oshtë çmim ofertë e fundvitit, vetëm se ka mbet edhe do sasi në stok deri sa të hargjohet edhe ma ska. Qeta të etoht me porosit ti tash me ta pru 4 muaj ditë bon me ta pru, e ki 29 mijë mininumi,

Gazetarja: 80 i keni pas a?

Punëtori: 80 copa.

BpD: Janë shit.

Punëtori: 70 edhe 10 copa i kena në stok momentalisht që janë të lira. Kështu që çmimi shumë profesional shumë promocional”.

Por, i pyetur punëtori, nëse importimi i një numri kaq të madh të tyre, është bërë me qëllim të caktuar, ai thotë se kjo mundësi u është dhënë nga fabrika prodhuese, me qëllim që të dalin me një çmim më të ulët.

“Gazetarja: A boni gjithë qështu oferta, se na Skodë që kemi pas kemi pas të përdorta?

Punëtori: Jo, na secilit klient i ofrojmë një zbritje për çdo veturë të çmimit të rregullt, por jo super zbritje dhe me qeto benefite. Qeto krejt jon të kushtueshme, jon përafërsisht 1 mijë euro që i pagun firma jonë për me ti dhanë.

Gazetarja: A etoht i keni marrë 80 shumë që e keni bo qet zbritje apo?

Punëtori: Jo e kena pas flotë prej fabrikës mundësi me i porositë për me dale me qet çmim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega…