“Signal Iduna Park” kthehet në spital për Covid-19

04 prill 2020 | 10:54

Borussia Dortmund u është bashkuar klubeve të tjera si Real Madrid, Manchester City, Tottenham dhe ndonjë tjetër, duke dhënë stadiumin “Signal Iduna Park” për ta kthyer në qendër shëndetësore në luftën ndaj COVID-19.

Stadiumi më i madhi në Gjermani do të kthehet në ambient për trajtimin e pacientëve duke filluar nga e shtuna. Ai do të përdorët për ata që dyshohen se janë prekur me COVID-19 dhe jo ata që janë të konfirmuar si të prekur.

“Falë pozicionit të tij të favorshëm, stadiumi ynë është një vend ideal për të ndihmuar njerëzit që dyshohen të jenë infektuar. Është detyra dhe përgjegjësia jonë të bëjmë gjithçka kemi në dorë të ndihmojmë këta njerëz”, drejtori ekzekutiv i Dortmund, Hans Joakim-Watzke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Qyteti prej kështjelle", Zahara de la Sierra, i ndodhur në…