Siguria  Nacionale            

08 korrik 2021 | 13:23

Shkruan: Arben Dashevci

Para se ta filloj me  këtë shkrim po e ceku vetëm një parim jetësor në mënyrë që çdo gjë të ketë kuptimin e vet…

Në aspektin e sigurisë “ajo që shihet me sy”, është më së paku e rrezikshme. –Ndërsa,  ajo që nuk mund ta shohim me sy është pikërisht  aty edhe ku qëndron rreziku më i madh dhe se  kjo është puna dhe detyra  e shërbimit informativ (Inteligjencës).  Pra, zbulimi i rreziqeve që nuk shihen me sy dhe njerëzit që punojnë në këtë lëmi, janë AJKA e shtetit tonë Republikës së Kosovës, janë institucioni më kredibil, më i respektuari dhe  janë patriotët më të mëdhenj që mund t’i ketë shteti ynë, Republika e Kosovës.

Zyrtarët e Inteligjencës i japin të dhëna krerëve të shtetit (Presidentit dhe Kryeministrit, në mënyrë strikte), me raste ndodhë dhe të tjerëve sipas nevojës dhe vetëm sipas nevojës. Shteti, (Politik bërja) në bazë të të dhënave që i marrin nga zyrtarët e inteligjencës, pranojnë informata të cilat janë të klasifikuara, sekrete, top sekrete, konfidenciale, të sakta, të shpejta dhe të dorëzuara me kohë. Të gjitha  këto bëhen me qëllimin më të mirë për ruajtjen e sigurisë nacionale si dhe shërbejnë si një pasqyrë e qartë dhe e saktë, për krerët e shtetit, një ndihmesë e pamohueshme në  udhëheqjen e politikave të jashtme dhe të brendshme të vendit.

Duhet të jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për këta ‘luana’, të cilët gjithmonë dhe çdo herë në kohë dhe hapësirë, 100% janë të përkushtuar të jenë gardianë të shtetit.

Definicioni i sigurisë:

Është gjendja në të cilën është e siguruar, balancuar mbijetesa fizike, shpirtërore dhe materiale e individëve dhe bashkësisë shoqërore në raport me individët tjerë bashkësitë shoqërore dhe natyrës.

Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme lidhur me sigurinë nacionale.

-Do t’i përmendi disa prej definicioneve të cilat tregojnë situatën dhe shumësinë e definicioneve. Por më parë duhet të theksojë se vet nocioni “siguri nacionale” duhet të lidhet me periudhën e vitit 1943.

Në të vërtetë, këtë përcaktim terminologjik e ka përdorur Valter Lipman, në veprën e tij “U.S.Foreign Policy”.

Siguria nacionale definohet si emblemë e shtetit të pavarur dhe sovran, i cili e merr përgjegjësinë për sigurinë e vet, përgjegjësinë për sigurinë globale, si dhe për sigurinë e popullit të vet, e cila përbëhet nga: siguria e rrethinës nacionale, mbrojtja e jetës së njerëzve, mbrojtja e interesave personale dhe të tjera, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe vendosja e sigurisë nacionale, rregullimi i funksioneve themelore të shoqërisë dhe sigurisë së rrethinës.

Në bazë të kësaj që u tha mund të nxirret ky definicion integral:

Siguria nacionale, para së gjithash nënkupton ekzistencën fizike të shtetit, nëpërmjet mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, pavarësinë politike me të gjitha atributet e shtetit për mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore dhe vlerave tjera të qytetarëve, si dhe të vlerave tjera të shoqërisë përballë rreziqeve të jashtme dhe të brendshme.

Siguria nacionale  nënkupton që shteti duhet të sigurojë  në kushte demokratike e të sigurisë të garantojë sundimin e ligjit me qëllim të krijimit të klimës së përgjithshme zhvillim shoqëror, ekonomik, social e kulturor të qytetarëve dhe bashkësisë shoqërore në përgjithësi.

Më tutje, kjo nënkupton se pikënisje për mbrojtjen e vlerave themelore të shoqërisë përballë rreziqeve të jashtme dhe të brendshme  duhet të bëhet përmes organizimit të veprimeve nacionale të strukturave të sigurisë, nëpërmjet aparateve të organizuara, specifike të shtetit, të cilat nuk burojnë ekskluzivisht nga efikasiteti, por edhe nga esenca, funksioni dhe vlerat e përgjithshme preventive njerëzore, nëpërmjet të cilave, në mënyrë të civilizuar, mund të arrihen efektet e sigurisë nacionale në shoqëri, me sa më pak shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Pikërisht këtu mbështetet synimi që gjatë ndërtimit të shoqërisë demokratike, ligjore, të hapur e qytetarë, ku  karakteri i ligjeve të vështrohet në rrafshin humanitarë, në mënyrë që energjia krijuese e njeriut të shprehet në kuadrin e atmosferës së sigurisë së dëshiruar.

Shërbimi informativ

Detyra më e përgjithshme e shërbimit informativ (Inteligjencës), është që të mbledhë informacion, shënime dhe të informojë mbi fshehtësinë dhe rreziqet që na kanosen nga kundërshtarët, dhe kush ka informacionin, ka situatën në dorë.

Në karakter, masën e presionit të destabilizimit të gjendjes në aspektin politiko-sigurues dhe krijimin e një ambienti jo të përshtatshëm për ndërtimin dhe demokratizimin e marrëdhënieve në shoqëri, e ndihmojnë faktorë me përmbajtje të kombinuar, posaçërisht ata në aspektin politiko-demokratik, informativo-kundërinformativ, psikologjiko-propagandistik, ekonomik, ekologjik dhe posaçërisht në atë terroristik, që në veti përmban të gjitha format e rrezikimit të kërcënimit dhe destabilizimit të sistemit të sigurisë.

Sistemi i shërbimeve informative të sigurisë së një shteti në pajtim me kompetencat e veta, përgjegjësitë dhe mënyrat e punës, duke pasur parasysh të gjitha të drejtat ligjore, të të gjitha shërbimeve informative, kundërinformative dhe organizatave të sigurisë, kryen koordinimin e institucioneve të lartëpërmendura, të cilat bëjnë mbledhjen, sistematizmin, analizën, sintetizimin, përcaktimin dhe pasimin e informatave dhe të dhënave (komponentëve informativ), zbulojnë, hulumtojnë dhe pamundësojnë qëllimet e shërbimeve të huaja informative ndaj shtetit të vet (komponentët kundër informative), dhe me aplikimin e metodave të posaçme dhe mjeteve të posaçme në zbulim, bëjnë parandalimin, ndalimin, hulumtimin e të gjitha dukurive dhe ngjarjeve të cilat përbëjnë dhe paraqesin kërcënim të sigurisë te një shoqërie (komponenti i sigurisë), apo e vënë  në pikëpyetje gjendjen e kënaqshme në atë lëmi.

Dhe krejt në fund…

Sipas kësaj, roli dhe detyrat e shërbimit informativ varen nga rregullimi shoqëror-ekonomik dhe politik i shtetit të cilit i takon. Më pas nga politika e brendshme dhe e jashtme të shtetit, nga karakteri i sistemit, të cilin e mbron.

Nga kjo rrjedh përfundimi logjik: Në qoftë se ai rregullim është reaksionar janë edhe pretendimet e tyre të jashtme apo të brendshme, dhe e kundërta.

Në rezultatet e shërbimit informativ në “periudhën e paqes” (shërbimi informativ, nuk pushon por intensiteti i aktivitetit të tij dobësohet ose rritet, që varet nga shumë rrethana), bazohet politika ose krijohen kushtet për realizimin e qëndrimeve politike në çastin e volitshëm (lufta me ndonjë vend tjetër). Gjegjësisht në bazë të rezultateve të shërbimit informativ, provohet sinqeriteti (jo sinqeriteti) i politikës zyrtare të një shteti, që do të thotë se , shërbimi informativ zbulon prapavijën e vërtetë dhe qëllimet e kësaj politike, kështu që në këtë mënyrë siguron shtetin nga befasia eventuale.

Mitrovicë 07.07.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka…