Siguria në Mitrovicë, Hamza takon shefin e Zyrës së UNMIK-ut, Danilo Rosales Diaz

09 dhjetor 2022 | 15:49

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim shefin e Zyrës së UNMIK-ut në rajonin e Mitrovicës, Danilo Rosales Diaz, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe bashkëpunimin ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe UNMIK-ut.

Hamza ka shprehur shqetësimet e tij për situatën politike dhe të sigurisë në veri dhe përshëndeti rolin dhe angazhimin e UNMIK-ut drejt paqeruajtës dhe ndërtimit të besimit ndërmjet liderëve institucionalë dhe komuniteteve përkatëse.

Më tutje nga kryetari Hamza është theksuar se dialogu është e vetmja zgjidhje për përmirësimin e situatës aktuale, duke u zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij të paepur me të gjitha institucionet dhe komunitetet të cilave u shërben, duke përsëritur thirrjen për t’u përmbajtur nga veprimet që mund të nxisin tensione.

Ndërsa shefi i Zyrës së UNMIK-ut në rajonin e Mitrovicës, Danilo Rosales Diaz, shprehu mirënjohje për thirrjet e kryetarit Hamza për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë, si dhe për të punuar në dobi të paqes dhe stabilitetit për të gjitha komunitetet në veri të Kosovës.

Po ashtu nga Rosales Diaz, është potencuar mbështetja e palëkundur për udhëheqjen komunale të Mitrovicës në misionin e përbashkët të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oliver Bierhoff dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të…