Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

17 prill 2021 | 13:08

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale.

“Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diqka që rrezikon furnizimin me vaksina”.

“I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka thënë se qeveria aktuale është në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga qeveria e kaluar.

“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi…