Silva, afër Barcelonës

17 qershor 2022 | 14:34

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva mund të largohet nga klubi anglez gjatë kësaj vere.

Besohet se futbollisti portugez ka marrëveshje me Cityn që të largohet. Gazetari spanjoll, Gerard Romero ka bërë me dije se Barcelona tani është në gjendje të përballojë tarifën e tij të transferimit.

Më herët është raportuar se Silva e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, teksa edhe Xavi e pëlqen atë si lojtar. Shitja eventuale e Frenkie De Jongut mund t’ia hap rrugën transferimit të 27-vjeçarit te Barcelona. Bazuar në “Transfermarkt”, Silva në treg vlerësohet me 70 milionë euro. Ai me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për shpalljen…