Silva, kapiteni i ri i Manchester Cityt

01 korrik 2019 | 10:16

Pak ditë më parë David Silva mori vendimin se edicioni 2019-2020 do të jetë i fundit për të me Manchester Cityn, madje duke refuzuar edhe rinovimin me dy vjet të kontratës, për të firmosur vetëm për 1 vit pasi në 2020-n nuk e shikon më veten të denjë për ta mbajtur veshur fanellën e një klubi të madh si “Citiziens”.

Për ta shpërblyer David Silvën drejtuesit e kampionëve të Anglisë, me kërkesë edhe të trajnerit Pep Guardiola, kanë vendosur ta gradojnë spanjollin kapiten të ri të skuadrës me David Silvën që do ta marrë trashëgiminë e lënë nga Vincent Kompany.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar procesin e zgjedhjeve lokale në…