Silva synon të luaj edhe dy vite të tjera

23 shtator 13:11

Thiago Silva është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit në Botë.

Braziliani shkëlqeu me Milanin dhe PSG-në, derisa dy vite më parë u bashkua me Chelsean ku arriti ta fitoj edhe Ligën e Kampionëve, trofe që i mungonte.

38-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2023, por ajo mund t’i vazhdohet pasi veterani po tregon formë të shkëlqyer. Gjithsesi vet qendërmbrojtësi brazilian ka thënë se shpreson që të luaj deri në moshën 40 vjeçare, por për një gjë të tillë do të vendos pas Kupës së Botës.

“Vazhdimësia e karrierës? Shumë do të varet nga paraqitja e këtij sezoni dhe mbi të gjitha do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Më pas, duhet të vijë edhe rinovimi i kontratës, por unë mund ta konfirmoj se qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare”, ka deklaruar Silva.

Silva këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me Chelsean ku ka dhuruar një asistim, derisa në fushë ka qëndruar për 630 minuta në total.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë qendrore të BPB-së është mbajtur takim në mes…