Simeone: Dortmundi e meritoi kualifikimin

17 prill 2024 | 10:40

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se skuadra e Borussia Dortmund e ka merituar kualifikimin.

Sipas tij, klubi gjerman i dënoi në secilin rast që e kishte, derisa Atleico nuk ë bëri një gjë të tillë.

“Futbolli i tillë është, nëse i marrim të dyja sfidat ata bënë diçka më shumë se sa ne. Në ndeshjen e parë duhet të kishim bërë ndonjë gol më shumë, ndërsa ndeshjen e dytë nuk e nisëm mirë. Borussia na ndëshkoi thuajse në çdo rast që krijoi, ne nuk e bëmë diçka të tillë. Kjo ishte diferenca e vetme, por më duhet të them se Dortmund e meritoi kualifikimin. Jemi kualifikuar për në Botërorin e Klube? Nuk më intereson fare. Ky është një përfundim i mirë për klubin, jo për mua. Unë nuk jam i lumtur pas kësaj mbrëmje”, ka deklaruar Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…