Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, reagon ambasadori Reka

17 prill 2024 | 10:38

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka uruar qytetarët për këtë sukses të vendit, duke theksuar se muajin tjetër Republika e Kosovës pritet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, organizatës më të vjetër evropiane, në 75-vjetorin e themelimit të saj.

“Me pak se dy vjet aplikuam. Sot kaluam votimin e fundit me mbi 80%. Muajin tjetër Republika e Kosovës pritet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, organizatës më të vjetër evropiane, në 75 vjetorin e themelimit të saj! Urime Kosovë!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfimi i të mbijetuarës Lumnije Hysenaj-Muçolli në masakrën e Poklekut…