Simeone: I rëndë dënimi për Costën, do të apelojmë

13 prill 2019 | 13:31

Diego Simeone, trajneri i Atleticos së Madridit, e ka konsideruar ta ekzagjeruar vendimin e komisionit të Disiplinës në Spanjë për ta shkualifikuar me tetë ndeshje sulmuesin Diego Costa për kartonin e kuq që mori në sfidën ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar.

Costa u shkualifikua me tetë ndeshje për shkak se përdori fjalë fyese ndaj gjyqtarit kryesor, në të njëjtën kohë e preku edhe me duar. Me dënimin që ka marrë nga disiplina, ka mbyllur përpara kohe këtë sezon. Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes së radhës ndaj Celta
Vigos në kampionat, Simeone nënvizoi se Atletico do ta apelojë dënimin e Costës, ndërsa mbrojti sulmuesin brazilian që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen
spanjolle.

“Më duket një vendim dënim i ekzagjeruar dhe klubi do ta apelojë. Sezoni i Diego Costës nuk ka qenë shumë pozitiv për shkak të dëmtimeve të shumta, por edhe operacionit që kreu. I kemi kërkuar të luajë, edhe pse ndiente shumë dhimbje, deri në dhjetor, pasi kishim nevojë për të. Ka bërë një sforco të jashtëzakonshme për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Tashmë shpreso-
jmë të bëjë një fazë përgatitore shumë të mirë për të qenë në formë të shkëlqyer në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Simeone.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Europës qendrore po konkurrojnë egër mes tyre për…