Simeone: Nuk guxojmë t’i lejojmë kaq shumë raste kundërshtarit

21 shkurt 2024 | 13:21

Atletico Madrid pësoi humbje me rezultat minimal 1-0 nga Interi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, por trajneri Diego Simeone ka thënë se skuadra e tij nuk guxon t’i lejojë aq shumë raste një kundërshtari siç është Interi.

“Nuk mund t’i lejojmë një ekipi të fortë si Interi kaq shumë raste. Nuk mund t’i japim kaq shumë mundësi një ekipi që del shumë mirë përpara. Gjithsesi, për tej asaj që dhuruam këtu, tani duhet të punojmë shumë për ndeshjen e kthimit, për të kaluar këtë turn. Kemi mjaftueshëm kohë për të përgatitur si duhet këtë ndeshje, shpresoj që të rikthehen të gjithë sulmuesit, jo vetëm Morata”, ka thënë Simeone.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe ministri i…