Simeone thotë se nuk do të largohet nga Atletico pa e arritur këtë gjë

28 tetor 2022 | 11:16

Trajneri i Atletico Madridi, Diego Simeone, ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen nga drejtimi i klubit spanjoll.

Atletico Madridi është eliminuar të mërkurën nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Simeone ka thënë se nuk do të largohet nga klubi pa e fituar Ligën e Kampionëve.

“Një moment i vështirë, por nuk do të jap dorëheqjen. Jam kokëfortë dhe për sa kohë të jem në klub do të insistoj që të marrim trofeun në Ligën e Kampionëve, gjë që na duhet”, ka thënë Simeone.

Trajneri argjentinas ka kontratë me Atleticon deri në qershor të vitit 2024. Ai ka qenë trajner i klubit madrilen që nga viti 2011 dhe me Atleticon ka fituar dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, dy Liga të Evropës dhe dy Superkupa Evropiane.

Simeone ka humbur finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit në 2014 dhe 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti do t’i mbledh sot (e…