Simonovski, ‘ylli i javës’ në Superligë

05 prill 2022 | 13:51

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”.

Këtë çmim për xhiron e 27-të e ka fituar futbollisti i KF Dritës, Marko Simonovski. Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafir, me rezultat 3:2. Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të. Pas fitores në Lipjan, Drita FC renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj,…