‘Sindikalistët e PAN-it’, Çitaku për akuzat e Kurtit: Për keqardhje, ai e ka një problem

25 shtator 2022 | 13:59

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka quajtur fyese deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të dielën  mes tjerash i ka akuzuar anëtarët e SBAShK-ut, duke i quajtur “sindikalistë të PAN-it”, teksa ka barë thirrje që të fillojë mësimi.

Sipas Çitakut, është për keqardhje që kryeministri Kurti vazhdon t’i trajtojë në mënyrë të padinjitetshme mësuesit dhe arsimtarët tanë.

E kontaktuar nga “Paparaci:, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka thënë se sindikatat nuk janë as të PDK-së, as të LDK-së  dhe as të LV-së.

“Siç duket kryeministri e ka problem t’i kuptojë organizatat që funksionojnë të pavarura dhe që nuk nënshtrohen”, ka thënë ajo.

Çitaku është shprehur se një gjuhë e përdorur nga shefi i qeverisë është fyese pasi atë e kanë votuar 50 për qind të qytetarëve të Kosovës.

“Bëri thirrje që dialogu social mes qeverisë Kurti dhe Sindikatës së Arsimit të rifillojë dhe të gjendet një zgjidhje, pasi viktima janë nxënësit të cilët tash e disa javë po qëndrojnë në shtëpi, si pasojë e grevës. Ai s’është kryeministër i LV-së, por është i të gjithëve. Kurti duhet ta rikthejë dialogun social dhe të bashkëbisedojë. Kokëfortësia nuk është zgjidhje. Ky duhet të jetë shqetësimi e jo për kë votojnë (mësimdhënësit)”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç ishte parashikuar, dëme të mëdha ka sjellë përplasja…