Sindikata e Sektorit Privat kërkon nga qeveria paga edhe për punëtorët pa kontrata

02 prill 2020 | 11:07

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit Besnik Bislimi, që në pakon financiare të dedikuar për këtë sektor, si pasojë e pandemisë me koronavirus, të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë nëse nuk përfshihen në stimulimin financiar.

“Të nderuar, edhe një herë po kërkojmë nga ju që ta keni parasysh stimulimin financiar për punëtorët që pa dëshirën e tyre kanë qenë pa kontrata pune  dhe pa pagesë të kontributeve. Numri është i madh dhe ata mund të eskalojnë, andaj kërkojmë nga ju që në bashkëpunim me neve sindikatën të gjejmë një zgjidhje. Ne jemi në dispozicionin tuaj për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Evropian në futboll për femra i paraparë të mbahet…