Sinishtaj: Kemi arritur të jemi vlerë e shtuar në komunitetin dhe vendlindjen tonë

17 dhjetor 2023 | 11:03

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, ka falënderuar anëtarët e shoqatës, bordin iniciues e drejtues për besimin e dhënë, për ta drejtuar shoqatën atdhetare e cila bëri shumë për Malësinë.

Është një kënaqësi dhe privilegj për mua të mund te pohoj se edhe pse me mundësi modeste që kemi pasur si shoqatë dhe unë personalisht, kemi arritur të jemi vlerë e shtuar në komunitetin dhe vendlindjen tonë, ka shkruar Sinishtaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëkombas,

E ndiej vetën të nderuar dhe të privilegjuar që në mandatin e parë të shoqatës “Jehona e Malësisë”, kisha mundësinë për të udhëhequr këtë organizatë. Dua t’i falënderoj anëtarët e bordit iniciues dhe drejtues të shoqatës për besimin dhe mbështetjen e tyre. Të njëjtin falënderim dua t’u shpreh edhe juve, bashkëvendësve të nderuar, për mbështetjen që keni ofruar në misionin tonë për të ndihmuar komunitetin tonë këtu në Michigan dhe vendlindje, Malësinë, që ende është artificialisht dhe padrejtësisht nën administrim të huaj. Gjithashtu, dua të falënderoj organizata, qendrat fetare dhe shoqatat e shumta me të cilat kemi bashkëpunuar dhe bashkëvepruar, si dhe individët të shumtë që kanë dhënë kontributin e tyre, dhe të cilët meritojnë falënderime të veçanta. Për të evituar mundësinë që të harroj ndonjë prej tyre, dua t’i falënderoj secilin prej tyre privatësish.

Si kryetar i shoqatës kam pasur privilegjin të vizitoj vendet më të shenjta të kombit tonë. Kam pasur rastin të takoj dhe bashkëbisedoj me njerëzit qe na udhëheqin si shtete shqiptare dhe si komb. Gjithashtu, kam pasur rastin që kërkesat tona ti përfaqësoj në Senatin dhe Kongresin amerikan por edhe në pjesën diplomatike të ekzekutivit si dhe, më e vlefshmja për mua personalisht, kam takuar njerëz të mëdhenj të kombit që sot kam fatin ti quaj miq.

Nuk mund të mos përmend edhe bashkëpunimin që kemi pasur me udhëheqjen politike në vendlindje frytet e së cilit bashkëpunim besoj mund të shihen më së miri edhe me shkuarjen masive të votuesve nga diaspora në zgjedhjet e marsit të këtij viti por edhe në projekte që kanë ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë vendlindjen tonë të dashur.

Për të qartësuar, unë pranova të drejtoj këtë shoqatë me kushtin që ky të jetë mandati im i vetëm për shumë arsye, që përfshijnë kriterë parimore dhe arsye personale. Është një kënaqësi dhe privilegj për mua të mund te pohoj se edhe pse me mundësi modeste që kemi pasur si shoqatë dhe unë personalisht, kemi arritur të jemi vlerë e shtuar në komunitetin dhe vendlindjen tonë.

Jam shumë krenar që me ndihmën e shumë prej jush arritëm shumë, dhe shumë më shumë mbetën për tu bërë por jam krenar me kryesinë e re që kjo shoqatë tani ka zgjedhur, dhe së bashku me ta do të vazhdojmë me projekte konkrete drejt fitoreve të reja!

Rrnoft Shqypnia!

Jehona e Malësisë

Agron Sylvia DedivanajNua Gjon GjelajNikollë GojçajMarash MicakajAnton DedaSimon Gjoni SinishtajNua-Nora DukajJasmina CunmulajDod IvanajTom Gjoni LulgjurajAgron MartiniNik LucaKolë N DedivanajValon Ivezaj

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kritikoi skuadrën e tij për…