Situata e tërmeteve, Rama thërret në takim prefektët, kryebashkiakët dhe ministrat

22 shtator 2019 | 08:46

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë së mbajtur në mesnatë lidhur me situatën e tërmeteve, ka thirrur në takim urgjent, kryebashkiakët, prefektët dhe grupin parlamentar socialist.

Takimet e ditës së sotme do të nisin në orën 10:00 në ministrinë e Mbrojtjes me të gjithë perfektët.

Më tej do të zhvillojë takim me grupin parlamentar socialist, ku do të jenë të pranishëm edhe kryebashkiakët dhe ministrat.

Këto takime vijnë pas tërmeteve që goditën vendin ku më i forti ishte ai i pasdites së të shtunës me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter, raporton noa.al.

Si pasojë e tërmeteve mbi 100 persona mbetën të lënduar, si dhe banesa dhe pallate të shumta u dëmtuan.

Epiqendra e tërmeteve që vendosën gjithë Shqipërinë në panik, ishte në Durrës dhe më konkretisht në detin Adriatik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe gjatë orëve të natës që lamë pas ka pasur…