Lëkundje të tjera të tërmetit në orët e para të mëngjesit në Shqipëri

22 shtator 2019 | 08:39

Edhe gjatë orëve të natës që lamë pas ka pasur lëkundje të vazhdueshme të tërmetit.

Një tjetër tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3.3 ballë, dhe me një thellësi 10 kilometra.

Ndërkohë e gjithë epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa pasojat më të mëdha janë në Durrës dhe Tiranë.

Pas tërmeteve tronditëse, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës por edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se të paktën 68 persona janë lënduar nga tri tërmetet e fuqishme që goditën dje Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi…