Situata në Donbas “jashtëzakonisht e vështirë”, thotë Zelensky

22 maj 2022 | 08:32

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha mbrëmë se “situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë heqin dorë nga këto plane sulmuese të Rusisë, duke i prishur ato, është një kontribut konkret në afrimin e ditës kryesore”, tha Zelensky.

“Asnjë sulm rus, as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkiv apo Sumy, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t’i japin Rusisë ndonjë rezultat”, shtoi ai, raporton CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon krijimin e një fondi kompensimi…