Situata në Infektivë, 66 persona po trajtohen me oksigjenoterapi, katër në gjendje të rëndë

30 qershor 2020 | 09:35

Rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve që po trajtohen në Klinikën Infektive.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot, me datë 30.06.2020, janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.

Siç njofton klinika, 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.

Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tre sezonesh në kampionatin spanjoll me Levanten, mesfushori me…