Situata në veri, reagon Borrell: Kosova e Serbia t’i ulin tensionet menjëherë

22 shtator 2021 | 23:36

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i ulin menjëherë tensionet pas situatës së krijuar në veri lidhur me reciprocitetin e targave.

Përmes një deklarate për media e cila është publikuar edhe në rrjetin social Twitter,  zyra e Borrell ka kërkuar shmangjen e çfarëdo lloj provokimi të mundshëm pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Bashkimi Evropian bën thirrje për ulje menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës. Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi që ato do të shkonin direkt kundër interesave të njerëzve në rajon. Ne i bëjmë thirrje lidershipeve në Beograd dhe Prishtinë të marrin pozicione të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për shmangjen e ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm, për të rivendosur një atmosferë paqësore dhe për të punuar për një zgjidhje të zbatueshme. BE -ja dhe Shtetet Anëtare i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre të dala nga dialogu pa asnjë vonesë të mëtejshme”, ka thënë Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është kthyer te rezultatet pozitive sot, pas humbjes ndaj…