Milani i rikthehet fitoreve

22 shtator 2021 | 22:49

Milani është kthyer te rezultatet pozitive sot, pas humbjes ndaj Liverpool në Champions dhe barazimit me Juventusi në kampionat.

Skuadra e Stefano Piolit sfidoi sot Venezian dhe e mundi me shifrat 2-0, jo pa vështirësi. Edhe pse krijuan shumë volum, kuqezinjtë nuk shënuan në pjesën e parë.

Ndeshja u hap në minutën e 68 me talentin Brahim Diaz, në superformë në këtë nisje të sezonit. Në minutën e 82-të ishte Theo Hernandez, që çoi shifrat 2-0, pas asistiti të Saelemaekers.

Milani numëron 13 pikë pas 5 ndeshjesh në Serie A dhe renditet në vendin e dytë, pas Interit, me pikë të barabartë. Në ndeshjen tjetër Empoli mundi 0-2 Cagliarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të…