Situata në veri, reagon KFOR-i: Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, qytetarët të qëndrojnë të qetë

28 maj 2019 | 11:14

Lidhur me situatën aktuale në veri, KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke e kryer një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletëarrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin.

“KFOR-i informon se kjo është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës”, është thënë në këtë komunikatë.

Më tutje theksohet se për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it ka ftuar të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, është theksuar në komunikatën e KFOR-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, Aurora Berisha, ka…