Sivjet do të gërmohen 10 lokacione të dyshuara për varreza të shqiptarëve

31 tetor 2018 | 14:45

Deri në fund të këtij viti pritet të gërmohet 10 lokacione të dyshuara për varreza me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Kështu ka deklaruar këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se Serbia dëshiron ta fsheh krimin. Lluka ka thënë se nuk janë të kënaqur me punën e dy delegacioneve për të zhdukurit atij të Kosovës dhe Serbisë sepse deri më tash nuk kanë prodhuar rezultate.

Ndërsa kryetari i Komisionit për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes palës serbe dhe Kosovës në lidhje me pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore të identifikuara.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, është marrë vendim që të ndahen 28 mijë euro për shoqatat e familjeve të personave të pagjetur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 6 humbjesh vjen fitorja e parë në kampionat për…