Sizmologu Shemsi Mustafa flet për tërmetin që u dëgjua edhe në Kosovë

09 janar 2022 | 23:53

Një tërmet prej 5.5 shkallësh të Rihterit goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit. Ky tërmet i fuqishëm u ndje edhe në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në verilindje të Florinës në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Shemsi Mustafa nga Institutit Sizmik i Kosovës ka thënë se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.

“Greqia me aktivitet sizmik të lart, nuk ka qetësi kjo zonë. Greqia e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikes përgjatë këtij kontakti, është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun lindor”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 20 e 30 në Drenoc të Klinës, në…