S’jam normal

09 gusht 2020 | 21:58

Nezir Kraki

S’jam normal thash dhe s’du me qenë,

Se n’normalitet pasion nuk gjen,

S’gjen as imagjinatë, s’gjen as çmendi,

Madje aty s’gjen as knaqësi…

E unë jam ku është çmendia.

Se aty e kam frymëzimin,

Aty ku shpirti revoltohet,

Nga del zjarri që ndez guximin.

Aty m’gjeni pra nëse m’kërkoni,

Te guximi me ëndrru,

Te guximi me pasë pasion

-e pasion me jetu.

Te guximi poetisht me dashtë,

-se n’dashni është guximi,

Te guximi me e ndal kohën

-për sharmin e një shikim

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
residenti i SHBA-së Donald Trump sot i bëri thirrje qeverisë…