S’ka kuorum për shuarjen e dy agjencive ekzekutive

23 shtator 2022 | 12:26

Në vazhdimin e seancës së sotme parlamentare nuk pati kuorum për votimin Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Arsyetimin e këtij projektligji e bëri ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku theksoi se me këtë projektligj parashihet të shuhen dy agjenci, Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore dhe Agjencia për Efiçiencë të Energjisë.

Ministri Sveçla kërkoi nga deputetët që reformimin e administratës ta konsiderojnë si prioritet shtetëror.

“Për mes kësaj vale të dytë të racionalizimit pritet të racionalizohen dy agjenci në kuadër të degës së ekzekutivit përkatësisht Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore, aktualisht pjesë përbërëse e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë aktualisht pjesë përbrëse e Ministrisë së Ekonomisë. Kështu Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore propozohet të bartet nga Zyra e Kryeministrit në ministrinë përgjegjëse për Mjedis… Sa i përket Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë, ajo propozhet po ashtu të shuhet dhe kompetencat e deritanishme të barten në strukturë organizative brenda ministrisë përgjegjëse për energji”, tha ai.

Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka kritikuar ekzekutivin për sa i përket shuarjes së këtyre dy agjencive.

Ai tha se Qeveria po bën veprime të gabuara.

Deputeti nga LDK-ja Avdullah Hoti tha se përmes këtij ligji po futen të gjitha agjencitë e ndryshme në një pako.

Madje, Hoti kërkoi që Agjencia e Statistikave të Kosovës duhet të jetë sa më e pavarur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa kohësh është përfolur për një ndarje të mundshme…